Një nga deputët të më vjetër të Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka treguar për stolitë që zotëron kur e ka deklaruar pasurinë për vitin 2022.
Ai në formularin e pasurisë të publikuar vetëm para pak ditësh ka zbuluar se ka rreth 30 mijë euro stoli ari.
Tek kolona ku deklarohen pasuritë e lujtshme, Haliti, ka shkruar se ka 15 mijë euro stoli që i përkasin atij, të cilat i ka nga viti 1985, dhe i ka blerë nga kursimet familjare.