2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kandidatët presidencial serb në stilin e Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fushatës së tij e promovoi vetën më së shumti në rrjetet sociale, përmes të cilave u shfaq në gjithë botën.

Kështu është ‘infektuar’ edhe Serbia. Asnjëherë më parë rrjetet sociale nuk janë përdorur në mas kaq të madhe në një fushatë zgjedhore si tani, transmeton lajmi.net.

Të gjithë kandidatët serb janë duke bërë fushatë përmes internetit. Sasha Jankoviq para fillimit të fushatës filloi të promovohet në Twitter. Ndërsa Vuk Jeremiq transmetoi të gjitha fjalimet drejtpërdrejtë në Facebook dhe më vonë i montoi në video të shkurtra ku përsëri i transmetoi në Facebook dhe Twitter.

Drjetori i agjencisë ‘Faktor Plus’, Vladimir Pejiq ka thënë se trendi i kopjimit të Donald Trump tani ka kapluar gjithë botën dhe nuk është më e çuditshme.

Sipas tij, ky lloj promovimi ende është në fillimet e saj dhe përdoruesit e internetit nuk përbëjnë një mostër përfaqësuese.

“Kjo nuk është rruga e sigurt për rezultate të mira”, ka thënë Pejiq.

Aleksandar Vuçiq ka paraqitur pika të ndryshme në rrjete sociale e për këtë ai ka evoluar si një person dhe si një politikan, e kjo është parë edhe në fushatë.

Eksperti i marketingut, Mirsolav Sutiq ka thënë se kopjimi nuk duhet të ketë një kuptim negativ. Por nga ana tjetër shumë shpesh gjërat janë kopjuar gabimisht.

Sipas tij, Vojislav Sheshel është në stilin e njëjtë të Donald Trump.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img