-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Kurtin sot nuk e merr askush seriozisht, nuk mbanë asnjë qëndrim vetëm për të qëndruar në pushtet

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili kërkoi nga emisari sllovak, Miroslav Lajçak, që Serbia të zbatojë gjithë marrëveshjen.

Në postimin e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se Kurti e ka fjalën për Marrëveshjen e Ohrit ku me nenin 7 të saj për vetëmenaxhim të komunitetit serb, siç thotë deputetja e PDK-së, tejkalohet edhe “Zajednica”.

Deputetja Deliu Kodra shkruan se Kryeministrin Kurti sot nuk po e merr askush seriozisht, pasi sipas saj ai nuk mban një qëndrim, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Shkrimi i plotë:

Një dekadë shpifje e akuza për tradhti kombëtare, e mbi të gjitha 10 vite të humbura për Republikën e Kosovës, që sot Albin Kurti t’i kërkojë ndërmjetësit të BE-së, Lajçak, që Serbia ta zbatojë të gjithë Marrëveshjen.

Kryeministri Kurti e ka fjalën për Marrëveshjen e Ohrit që me Nenin 7 të saj, për Vetëmenaxhimin e komunitetit serb, e tejkalon edhe Zajednicën, kundërshtimi i së cilës, bashkë me shumë kauza tjera të rrejshme, e sollën në pushtet.

I ndërtuar mbi gënjeshtra, shpifje e akuza, sot Kurtin nuk e merr askush seriozisht, sepse e kanë parë që ai nuk mbanë asnjë qëndrim, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img