4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksidentohet në Itali, vdes 18 vjeçari nga Kosova

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar nga Kosova.

I riu Admir Hoti kishte qenë në veturë me babin e tij, dhe ka ndërruar jetë pas përplasjes së tmerrshme në unazën e Portogruaros.

Siç raportojnë mediat italiane dyshohet se shkaktarë të këtij aksidenti të rëndë ishin kushtet atmosferike, të cilat kanë quar në humbje të kontrollit mbi veturën.

I riu ishte dërguar me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në shtrirjen e unazës Mattei që të çon nga viadukti i rrethrrotullimit të Alpinit drejt Noiarit. Në përplasjen e tmerrshme janë përfshirë dy makina.

Duket se origjina e përplasjes është shkaktuar nga rrëshqitja e një Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro. Pasi kaloi nëpër rrethrrotullimin e interportit, shoferi vazhdoi drejt unazës Mattei, kur, pranë një kthese, humbi kontrollin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img