0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj policëve të dënuar me 12 vjet burgim për korrupsion

Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka kthyer në rigjykim rastin ndaj dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Lutfi Menxhiqi dhe Lavdim Osmani, të cilët ishin dënuar me 12 vite burgim.

Menxhiqi dhe Osmani ishin arrestuar në muajin shkurt të vitit 2020 nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se kanë marrë ryshfet.

Gjykata Themelore kishte dënuar Osmanin me dënim unik prej 6 vite e 6 muaj burgim dhe me 4 mijë euro gjobë për shkak të veprës penale ‘Marrje ryshfeti’.

Ndërsa Menxhiqin e kishte dënuar për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar’ me dënim unik prej 5 vite e 6 muaj burgim dhe 4 mijë euro gjobë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img