-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

E bënë të vdekur në mediat sociale, reagon ashpër Ronaldo Sharka

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se sa e madhe është çmenduria në Internet, mjafton tu tregojmë rastet kur bëjnë të vdekur njerëz të ndryshëm. Kryesisht personazhe publike.

Shpesh kemi parë se si për qëllime të ndryshme, qoftë për keqinformim, qoftë për të rritur ndjekës e angazhime në një llogari, persona të ndryshëm me adresa fallco kanë bërë të vdekur personazhe publike.

Kështu ka ndodhur edhe me Ronaldo Sharkën për të cilin në “TikTok” ka bërë xhiro një foto e tij, në të cilën shkruhej: “Vllai jonë qosh i xhehnet”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”.-shkruan ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img