-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Luizi apo Iliri? Kë zgjedh Monika Lubonja

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Monika Lubonja.

Ajo ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë të tij dhe sigurisht tregoi edhe se si e ka par edicionin e dytë.

Si është kur del nga “Big Brother VIP”?

Unë e kam përjetuar keq, ditët e para janë shokuese, ti nga një anë thua më mirë të rrija aty që ne ndërkohë mezi po prisnim që të dilnim sepse ishte e padurueshme më. Unë kam qëndruar 134 ditë dhe kur kam dalë kam thënë: “Wow paska qenë më mirë të rrija aty sesa të dilja jashtë”. Janë njerëzit, të gjithë opinionet e njerëzve. Ke një sulm që ti nuk e pret dhe ajo që më erdhi keq ishte se për mua nuk flisnin keq por më lidheshin me fansat e Ilirit, Donaldit, Beatriksës, Fifit. Ishte e para herë që nuk arrija dot t’jua shpegoja të gjithëve.

Kur del nga “Big Brother” është një ‘boom’ i pashpjegueshëm ndoshta më shumë se sa një film apo një teatër, pse ndodh kjo?

Mua më vjen shumë keq sepse ndoshta atëherë shikonin më shumë teatër, shikonin më shumë filma. Instagram-i, rrjetet sociale apo TikTok-u që këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm dhe ka dhënë një peshë akoma më të madhe ndaj ‘Big’-ut. Më vinte keq sepse kishte njerëz që më pyesnin se çfarë ke bërë ti dhe kjo ishte gjëja që më vriste më shumë. Ti duhet t’jua shpegoje më pas por ka diçka. Kur kam xhiruar filmin “Përdhunuesit” kam qenë e martuar në atë kohë, kisha një fëmijë të porsalindur, në radhë të parë duhet t’i shpjegoja situatën edhe pjesëtarëve të familjes së bashkëshortit. Më kuptuan por unë për një muaj nuk vajta në shtëpi sepse kam përjetuar jashtëzakonisht keq krizën dhe skenat e rënda që kam xhiruar. Të kalosh emocione kaq të fuqishme dhe vjen një “Big Brother VIP”.

Çfarë mësoi Monika Lubonja nga kjo eksperiencë në “Big Brother VIP”?

Unë kam qenë njëherë e shokuar komplet por e para është përshtatshmëria, sa mundet ne që të përshtatemi me njëri-tjetrin. Edhe tek Luizi e pashë që kishte një natyrë që përshtatej domethënë kush ka natyrën e përshtatshmërisë unë them që fiton. Po nuk e pate atë dhe je një natyrë e ftohtë, e tërhequr dhe që je me një kornizë që do t’i drejtohem vetëm filanit ose kësaj për mua fillon humbja. Është si një lloj shfaqje, të japin një tekst përpara dhe ti ke rolin tënd dhe personazhet e tjerë. Përpara se të fillosh fjalinë duhet të njohësh karakteret.

Më i mirë Luizi apo Iliri?

Unë them të dy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img