9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Përfundon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i 4-të dëgjohet në seancë private

Ka përfunduar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmia e dëshmitarit të katërt është dëgjuar tërësisht në seancë private. Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në sallën e gjyqit kanë qenë fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aydan Elis ka kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga prokuroria të përkthehen në gjuhën shqipe, meqë klienti i tij nuk lexon në anglisht.

“Ajo që kemi marrë në lidhje me këtë dëshmitar janë dy dokumente, njëri ka të bëjë me korrigjime, ndryshime me intervista, deklarata, tjetri është material i ri. Këto i janë dhënë mbrojtjes vetëm në anglisht. Dhe është një disavantazh i madh për ne, sepse zotëri Krasniqi nuk lexon në anglisht. Do të na ndihmonte shumë, sidomos kur të marrim udhëzime për këto çështje brenda kohës së kufizuar, nëse do të jenë në shqip që ai të paktën t’i lexojë. Të paktën do të thoja, njëri prej këtyre që ka të bëjë shprehimisht me korrigjime në deklaratat e mëparshme, të cilat kërkohen që të vihen në dispozicion që të mund t’i lexojë i akuzuari.”, ka thënë ai.

Prokurori i specializuar, Matthew Holling ka thënë se nuk e kanë detyrim që të përkthejnë këto dokumente.

Në seancën e sotme gjyqësore, ku është dëgjuar dëshmitari i katërt, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka bërë të ditur konstatimin e trupit gjykues në lidhje me dy prova materiale të shënuara për identifikim, për çka ka thënë se të njëjtat do të pranohen.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img