Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë, ia ka vazhduar paraburgimin të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë, ngjarje e cila ndodhi më 14 prill të këtij viti.
Vendimi i Gjykatës ka ardhur në bazë të kërkesës për vazhdim të paraburgimit nga Prokurori i Shtetit i Prokurorisë Themelore të Pejës.
Të pandehurit, sipas këtij aktvendimi, “i vazhdohet masa e paraburgimit, e cila mund të zgjasë nga data 14:05.2023 e gjer më datë 13.07.2023”.
Kujtojmë se më datë 14 prill, vendi u trondit nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Pejë.
Pas pak, doli se dorasi dyshohet të ishte djali i viktimës.
Të pandehurit, më 15 prill, Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi masën e paraburgimit.
Në lidhje me këtë rast, Klankosova.tv ka siguruar komplet dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.
Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.