9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gruaja nga Ferizaj s’e lë rehat ish-burrin dhe gruan e tij, i kërcënon vazhdimisht me jetë

Problemet mes çifteve shpesh herë nuk marrin fund me ndarje. Personat e pakënaqur me vendimin për t’i ndarë rrugët, në shumë raste u shkaktojnë telashe partnerëve të tyre, duke i kërcënuar e shantazhuar në forma të ndryshme.

Me një situatë të tillë është përballur tash e një kohë një person në fshatin Budrikë të Vitisë, i cili ka denoncuar në Polici ish-bashkëshorten e tij.

Burimet  brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 47-vjeçari dhe e dyshuara i kanë dhënë fund martesës së tyre 12 vjeçare disa vite më parë.

Por bazuar në dëshminë e viktimës, e dyshuara që nga atëherë në mënyrë sistematike i kërcënon atë dhe gruan e tij të tanishme, duke u thënë se do t’i vrasë. Po ashtu e njëjta dyshohet se dërgon mesazhe me gjuhë ofenduese në telefonat e tyre.

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ajo do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img