Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë-Thanë, ku ka mbetur i vdekur një grua si pasojë e përplasjes së një traileri me një makinë.
Mësohet se traileri po zbriste Qafë-Thanën kur ka rrëshqitur dhe ka goditur automjetin që drejtohej nga një shtetase gjermane, e cila udhëtonte bashkë me bashkëshortin e saj.
Gruaja ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital, ku po merr kujdesin e duhur mjekësor.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti. Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas.