Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë filluar një aksion nën dyshime për narkotikë gjatë ditës së sotme në Mitrovicë të Veriut.
Aksioni është kryer në një shtëpi në rrugën ‘’Çeta e Minatorëve’’.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
“Më datën 09.05.2023 rreth orës 11:00 njësia e hetimeve kundër narkotikeve DRP-Veri e mbeshtetur nga njësitë e DRP-Veri pasë një pune hetimore – Operative ka arritur ta lokalizojë një shtëpi banimi në rrugën “Çeta e Minatorëve” ky i dyshuari kishte pasur paisje për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.
Nga njësitë e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i paisjeve:
Antiminer T9- 16 Copë
Antiminer S9 – 13 Copë
Kartela Grafike 4Gb 32 Copë
Kartela Grafike 8 Gb 33 Copë
Poëer Suplyer 10 Copë.