Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se aleatët e Kosovës, duan që të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sipas tij tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një Draft- Statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE.
“Kjo javë do të ketë shumë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtorin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për një ASMM, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE”, ka shkruar Abott në Facebook..