Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohërit është një arritje në dialogun Kosovë Serbi, marrëveshje kjo e cila shpreson se do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.
Ai i bëri këto komente në përuruan Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, e cila simbolizon të ardhmen energjetike me rastin e Ditës së Evropës.
Ambasadori i BE-së u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave, me të cilën kosovarët mund të udhëtojnë në vendet e Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.
“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog, kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur. Po ashtu, jemi të gatshëm për të mbështetur Kosovën me implementimit e strategjisë së energjisë.Bashkë me qeverinë kemi arritur që të finalizojmë këtë pako të mbështetjes energjetike që është mjaftë e konsiderueshme në madhësi, por po vazhdojmë edhe me projekte të tjera duke ndihmuar Kosovën që të bëjë atë tranzicionin për të arritur qëllimet e marrëveshjes së gjelbër dhe standardet evropiane sepse e shohim Kosovën, ashtu siç e shohim edhe gjithë rajonin si shtete anëtare të ardhme të BE, pra duam që Kosova t’i përmbush të gjitha standardet evropiane sa më shpejt që është e mundur. Gjithsesi që duhet të përmend për këtë vit kam kënaqësinë që përfundimisht kemi përfunduar edhe çështjen e vizave dhe jam shumë i kënaqur që kosovarët do të arrijnë më në fund të udhëtojnë në vendet e Schengenit, pa viza që prej 1 janarit”, tha Szunyog.
Theksojmë se javën e kaluar në Bruksel u mbajt takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë ku u nënshkrua marrëveshja për çështjen e të pagjeturve.
Ndërsa në anën tjetër nuk u arrit një dakordim lidhur me draft-statusin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.