8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Nis sot festivali i këngës “Eurovision”, kur performon Shqipëria dhe kush janë favoritët

Nën sloganin “të bashkuar nga muzika”, nis këtë të martë në Liverpul festivali europian i këngës “Eurovision”.

Skena dhe artistët janë gati për të shpalosur para publikut performancat e tyre.

Ukraina fitoi vitin e kaluar por për shkak të luftës festivali zhvillohet në Britani. Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Eurovizioni shtrihet në tri netë spektakli, dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.

Shqipëria këtë vit do të performojë në natën e dytë. Vendi ynë përfaqësohet nga Familja Kelmendi me këngën ‘Duje’. Tri këngët e para natën e parë janë Norvegjia, Malta dhe Serbia. Nga favoritët për këtë vit llogariten Finlanda dhe Suedia.

Në një sondazh të fundit kënga e Shqipërisë “Duje” vlerësohet si një nga këngët që mund të befasojë për të mirë në rënditjen e lartë.

Ky parashikim vije pas provave të fundit ku Shqipëria është vlerësuar lart për përformancën e saj./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img