13.4 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Kush është Zv.ministri i Arsimit që e emëroi Kurti sot dhe çfarë roli ka ai në VV

Pas më shumë se dy vite qeverisje, Kurti sot emëroi një zv.ministër të ri në Arsim, Taulant Kelmendin. Me profesion inxhinier, Kelmendi është zgjedhur edhe kryetar i Qendrës në Pejë në Lëvizjen Vetëvendosje në shtator të vitit 2022, më parë kishte qenë koordinator i partisë në këtë komunë.

Në profilin e tij në Facebook figuron se Taulant Kelmendi është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje. Si dhe herë pas here shpërndan aktivitet e partisë edhe në Facebook-un e tij.

Kryeministri Kurti, apo të paktën zyra e tij, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth arsyeve të emërimit të Kelmendit si zv.ministër, por të njëjtit kryeministri “vetëm i ka dëshiruar suksese”.

Emërimi i tij vije disa muaj pas dorëheqjes që dha nga kjo pozitë eksperti i Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai kishte deklaruar se arsyet e dorëheqjes janë të natyrës personale dhe këtë ia kishte komunikuar edhe ministres Nagavci e kryeministrit Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img