12.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Përleshje në Banjë të Istogut: Dy persona rrahen mes vete, përfundojnë në ndalim policor

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë.

Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën pasdite në Banjë të Istogut, ku janë përfshirë dy persona, të cilët u kapën me njëri – tjetrin pas një konflikti që kaloi në dhunë fizike.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarit S.U., dhe I.A., të cilët janë rrahur me grushte mes vete dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar për trajtim mjekësor.

Për të mos mbaruar me kaq, posa janë shoqëruar në stacion policor, njëri prej tyre ka penguar edhe zyrtarët policorë, njërin prej të cilëve e ka ofenduar e më pas ka rezistuar.

Policia e ka vënë nën kontroll të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar nga hetuesit lidhur me motivin e përleshjes mes të dyshuarin tjetër.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img