-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti në 25 vjetorin e rënies së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt: Pjesën kryesore të ecjes politike e kanë kryer dëshmorët e kombit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe tek varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në rastin e 25-vjetorit të e rënies së tyre.

Kurti ka thënë se dëshmorët e kombit nuk kanë kursyer asgjë, në mënyrë që populli shqiptar të jetojë në tokën e vet. Ndërsa pohoi se pjesën më të madhe të ecjes politike dhe shoqërore në vendin tonë, e kanë kryer dëshmorët dhe se atyre tashmë u ka mbetur një pjesë më e vogël, por e rëndësishme e punës.

“Po bëjmë nderime para këtyre dy dëshmorëve të kombit, të cilët nuk kursyen asgjë, e të cilët dhanë jetën, në mënyrë që populli shqiptar të jetojë i lirë në tokën e vet. Pjesën kryesore dhe me të madhe të ecjes politike dhe shoqërore në vendin tonë, e kanë kryer dëshmorët e kombit. Ndërkaq neve na ka mbetur një pjesë më e vogël, por e rëndësishme e punës, e cila bëhet mirë e mbarë pikërisht duke i pasur si udhërrëfyes dëshmorët dhe martirët, të cilët janë dhe dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë. Por njëkohësisht dhe dëshmi e vullnetit të paepur popullit tonë për liri. Sot Iliri dhe dr Haziri i bëjnë bashkë familjet e tyre të ngushta, por na bëjnë bashkë dhe të gjithë neve. Dhe e bëjnë bashkë porsi një familje tejet të gjerë popullin shqiptar”, ka thënë kryeministri Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img