2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

AUV me aksion për ndalimin e therjeve të kafshëve e shpezëve në Kodrën e Trimave

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë dhe Veterinarisë (AUV), Flamur Kadriu mëngjesin e së martës e kanë inspektuar tregun ilegal të shpezëve në lagjen Kodrën e Trimave në kryeqytet.

Ministri Peci, tha se ky aksion ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke shtuar se nuk do të lejojnë operimin e tregjeve të tilla.

Ai më tej ka shtuar se është përgjegjësi e komunës që të gjejë vendin adekuat për këtë aktivitet në mënyrë që e gjithë veprimtaria të kryhet në bazë të standardeve të kërkuar.

Ndonëse tha se për tregtarët kjo është çështje e mbijetesës, ai shtoi se veprimtaria bie ndesh me ligjet dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Tregtimin e kafshëve dhe shpezëve tregtarët e kanë çështje të mbijetesës, mirëpo çështja tjetër nuk është e panjohur për neve si institucione, ne e kemi detyrim që të implementojmë pakon e ligjve të miratuar në Kuvend. Në kuadër të kësaj nuk mund të lejohet operimi i tregjeve ilegale qoftë për kafshët qoftë për shpezët, aq më tepër që qytetarët paraqesin një mënyrë jo të lakmueshme te shpezëve dhe kafshëve. Ne jemi të përkushtuar që të parandalojmë këto aktivitet që bien në kundërshtim me ligjin e shëndetin e qytetarëve”.

“Në një video që e kom pa tregon se shpezët në këtë hapësirë theren në mënyrë të shëmtuar. Kjo veprimtari duhet të shkojë në mënyrë legale dhe në kushte higjienike dhe sanitare që është në përputhje me standardet aq më tepër kur sot është dita e Evropës. Edhe shitja është në kundërshtim e leje më therja”.

“Këta persona duhet t’i drejtohen Komunës që të përcaktojë lokacionin dhe të ndërtojë tregun, ndërsa AUV e shikon gjendje, e therja duhet të bëhet në thertore, duhet të vije fundit kësaj veprimtarie ilegale e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Thirrje për institucionet në nivel komunal, ta kem udhërrëfyes interesin publik që të krijojmë kushtet në përputhej me standardet evropiane”.

Shitësit u ankuan se Komuna e Prishtinës nuk ka caktuar ose ndërtuar ndonjë lokacion ku do të mund të bëhej therja e kafshëve dhe shpezëve sipas rregullave dhe në mënyrë legale.

Pas inspektimit 3 kamionë u larguan nga vendi ku po shisnin pula.Të dielën Peci ka inspektuar edhe tregun në Zonën Industriale, prej nga ka kërkuar që në këtë hapësirë të plotësohet kushtet elementare të tregtimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img