2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: Gruaja nga Vushtrria tenton vetëvrasjen, shkak dhuna e ushtruar nga bashkëshorti

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Për një rast të tillë ka rrëfyer dje në Polici një grua nga Vushtrria, që e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që disa vjet, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë psikike sistematikisht, por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është se ka dashur t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës që ka përjetuar.

Atë arriti ta shpëtojë burri që dyshohet se ia shkaktoi atë gjendje dhe më pas rasti u raportua në Polici. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin, me ç’rast ka thënë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e xhelozisë së tij.

Pas përfundimit procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij, për veprën penale “Dhunë familje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img