7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Trafikohen tri vajza në Skenderaj: Zbulohet grupi i dyshuar që i shfrytëzuan dhe iu mundësuan shërbime seksuale

Një hetim disa mujor i Njësisë së Hetimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Mitrovicë ka rezultuar me identifikimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit “, tre prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një i dyshuar gjendet akoma në arrati.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjatë hetimit të rastit është zbuluar se të dyshuarit janë përfshirë në këtë veprimtari, ku viktima janë tri vajza, të moshave, 17, 19 dhe 21-vjeç, që dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht nga të dyshuarit, në Skenderaj.

Në bazë të informacioneve që ka Sinjali, dy nga katër të dyshuarit kanë kryer veprën “Trafikim me njerëz”, kurse dy të dyshuarit e tjerë dyshohet se kanë shfrytëzuar ose mundësuar shërbimet seksuale të viktimave të trafikimit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për disa muaj me radhë, periudhë kjo gjatë së cilës janë zhvilluar hetime dhe janë ndërmarrë veprime për kapjen e të dyshuarve.

Derisa njëri nga grupi i dyshuar ndodhet akoma në arrati, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e të dyshuarit të parë. Të njëjtat burime thonë se i njëjti është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img