Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se projektligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
Hoti vlerëson se vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste, raporton Indeksonline.
Shkrimi i plotë:
Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.
Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.
Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:
– ulja e pagave,
– ligji për çmimet maksimale,
– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,
– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,
– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.
Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.