5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi ironizon pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Nagipin e KEK-ut: ”A keni torte edhe sot?”

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas rikthimit të njësitit A5 në operim, dhe vendimit të Gjykatës së Apelit që t’ia vazhdojë paraburgimin kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dje bëri të ditur se është kthyer njësiti A5 në operim, dhe tha se kjo ishte dhurata e saj më e mirë për ditëlindje.

Për këtë gjë reagoi Kajtazi. Ai tha se dje pushteti me “torte” ka lëshuar bllokun A5 në funksion. Sipas tij, pushteti veproi kështu që të thonë se Krasniqi për këtë bllok ka shkuar në burg.

’Ish çu dje pushteti me torte me leshu nje bllok te KEK-ut ne funksion. A e dini pse? Me thane qe Nagipi per kete bllok ka shku ne burg’’- tha Kajtazi në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Ai shtoi se me vendimin e Gjykatës së Apelit, për t’i vazhduar paraburgimin Krasniqit, është konstatuar se Prokuroria ka pasë të drejtë kur e ka arrestuar.

‘’Nderkohe, Gjykata e Apelit e refuzoi kerkesen e tij per me liru nga burgu. Me kete u konstatu se Prokuroria ka pase te drejte kur e ka arrestu’’- tha Kajtazi.

Në fund të shkrimit, për vendimin e Gjykatës, ai i drejtohet pushtetit me një pyetje ironike:

‘’A keni torte edhe sot?’’- shkruan ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img