Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur sërish rreth negociatave në Bruksel, respektivisht themelimit të Asociacionit.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi ka shpërndarë deklaratën e kryekuvendarit, i cili theksin e vë te bllokimi i procesit, nëse ky i fundit ka për synim minimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës.
“Nëse ky proces e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, minimit të themeleve të shtetit tonë, atëherë është mirë të themi ne mirupafshim, se nuk ka interes këtu”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: