Pasi qëndroi për disa ditë në Kosovë e Shqipëri ku pati disa paraqitje publike, Afrona Dika është rikthyer në Zvicër.
Një copëz nga dita e saj, ajo e ka ndarë dje në Instagram ku është shfaqur krah partnerit të saj duke punuar edhe të dielën.
Në një fotografi që shfaqë vetëm laptopin dhe projektin ku po punon personi i saj i zemrës, një detaj ka marrë vëmendjen.
Afrona e ka quajtur ‘burrë’ partnerin e saj.
‘Duke punuar me burrin tim’, ka qenë përshkrimi i fotografisë së ndarë me ndjekësit.
S’dihet nëse Afrona është martuar së fundmi apo i dashuri i saj është aq i afërt për të sa me plot gojë mund ta thotë epitetin burrë!
Se është e lumtur me të, Dika pati treguar edhe në intervistën për emisionin tonë, disa javë më parë.