Eksperti i sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka thënë se fëmijët serbë janë të njohur për armë dhe vrasje.
Musliu me anë të një video të publikuar në Twitter, ka treguar se si fëmijët serbë trajnohen nga rusët, me leje të presidentit Aleksandar Vuçiq.
“Ja pse në Serbi edhe fëmijët janë aq të njohur me armët dhe vrasjet! Këto janë ushtrimet që bëjnë rusët për fëmijët serbë, të veshur me uniformat e Ushtrisë serbe. Vuçiq gjithmonë është mburrur për bashkëpunimin me Rusinë. Edhe sot!”, shkruan Musliu.