1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Parlamentit të Austrisë: Marrëveshja e Ohrit shumë e rëndësishme, luftimi i korrupsionit hap drejt BE-së

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha se përparimi që ka bërë Kosova vitet e fundit është vërtet mbresëlënës.

Ai në një konferencë të përbashkët me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtoi se marrëveshja e Ohrit ndërmjet Kosovës e Serbisë është shumë e rëndësishme.

Madje sipas tij, nëse Kosova e do anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet që ta luftojë korrupsionin.

“Për mua është vizita e dytë në Kosovë, një shtet mikë me një histori kaq të madhe, në një shtet me shumë përvoja të gjatë historike që rrugën e ka në integrim në BE. Kemi shkëmbyer edhe administrata tona. Një gjë duhet të jetë e qartë se mirëqenia e mirë dhe sundimi i ligjit është bazë e demokracisë. Jemi investitori i katërt më i madhe këtu në Kosovë”.

“Unë mendoj që atë Kosova e ka arritur vitet e fundit vërtet është mbresëlënëse. Marrëveshja e Ohrit është shumë e rëndësishme. Austria në këtë aspekt mund të jetë një shembull për Kosovën”.

“Integrimi Evropian fillon me kërkesën për anëtarësim, këtë Kosova e ka bërë, mendoj që nëse luftohet korrupsioni, kemi një zhvillim pozitiv para vetës. Kosova luan një rol të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img