-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Xhaka kërkon falje që e goditi me kokë Katiqin: Jam prej mishi e gjaku, më fyu me familje..

Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, ka kërkuar falje që e ka goditur dhunshëm me kokë në gjoks mbrojtësin Nikola Katiq në disfatën e skuadrës së tij kundër Zurich të dielën.

Xhaka, i lindur në Kosovë, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas dy incidenteve të njëpasnjëshme, pasi e kishte goditur ne fytyrë Antonio Mascheranon, para se ta godiste me kokë në gjoks mbrojtësin kroat në stilin famëkeq të Zinedine Zidane.

Në një reagim në rrjetin social Instagram, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë e pranoi se nuk ishte në gjendje t’i kontrollonte emocionet dhe shprehu keqardhje.

Do të doja ta shfrytëzoj rastin për të kërkuar falje formalisht për veprimin tim mbrëmë”, shkroi Xhaka, vëllai i madh i Granit Xhakës së Arsenalit.

32-vjeçari la të kuptohej se i ishte fyer familja, por e pranoi se veprimi i tij nuk mund të arsyetohet me asgjë.

Ju më njihni mua si një lojtar emocional. Si dikë që nuk përmbahet, i cili jap gjithçka në fushë për këto ngjyra. Edhe ne, lojtarët, jemi prej mishi e gjaku dhe reagojmë me emocionale në raste të caktuara. Njëkohësisht, fyerjet verbale në fushë, kundër meje dhe familjes sime, nuk e arsyetojnë një veprim të tillë nga ana ime”, tregoi ai.

Xhaka shtoi: “Si një lojtar me përvojë dhe kapiten i këtij ekipi, roli im është të jem shembull, posaçërisht në çaste të vështira, dhe këtë rast unë nuk e shfrytëzova, fatkeqësisht.”

Xhakën e pret një ndëshkim i rëndë për këtë veprim dhe kjo nënkupton se sezoni për të ka mbaruar tashmë, duke qenë se kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në përfundim të sezonit në Superligën e Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img