-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

I la çelësat brenda dhe doli për të blerë diçka, pacienti i Entit Special në Shtime ia vjedh veturën 34-vjeçarit dhe ikë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as në oborret e shtëpisë e garazhet e tyre.

Të tilla raste janë shumë të shpeshta dhe ndodhin shpesh edhe në hapësira e parkingje publike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje pasdite, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ku një shofer kërkoi ndihmën e Policisë, pasi dikush ia vodhi veturën sa “hap e mbyllë sytë”.

Viktima i kishte lënë çelësat brenda veturës dhe doli për të marrë diçka në një market, por kur u kthye nuk e gjeti më automjetin aty.

Burimet nga Prokuroria thonë se rasti është denoncuar menjëherë në Polici dhe si rezultat është identifikuar personi i dyshuar, i cili doli të jetë një pacient i Entit Special në Shtime.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për B.A., i cili e ka marrë veturën dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar të iniciohet rasti si “Marrje në posedim e pasurisë së luajtshme,” teksa veprimet tjera do të ndërmerren posa të kapet i dyshuari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img