Një skenë e turpshme është parë mbrëmë në ndeshjen e NBA-së mes Phoenixit dhe Denverit.
Protagonist në këtë rast ishte basketbollisti serb, Nikola Jokic.
Lojtari i Nuggets u mundua t’ia merrte me forcë topin pronarit të Suns, Mat Ishbia, i cili nuk ia jepte atë.
E më pas, Jokic e shtyu me bërryl pronarin e klubit kundërshtar, i cili ishte në këmbë, për të përfunduar më pas i ulur në karrigen e tij.
Për këtë gjest aspak sportiv, Jokic e mori vetëm një gabim teknik.
Në atë moment ndërhyri edhe një nga legjendat e NBA, Isaiah Thomas, i cili e kapi nga bluza basketbollistin serb.