1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Familjet Balaj dhe Mazreku futen në sherr: Këta janë personat që u ndaluan pas plagosjes së 23-vjeçarit

PrishtinaPress ka raportuar të premten për një incident që ndodhi atë natë në pompën e derivateve “Po Petrol” në Mamushë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur një person.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti mes dy familjeve, që u përfshinë në konflikt derisa ishin në kafenenë që ndodhet te kjo pompë. Për pasojë një 23-vjeçar pësoi lëndime, ndërsa gjashtë persona u dërguan në mbajtje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personat që përfunduan në ndalim policor, nën dyshimet se janë përfshirë në këtë rast janë: Ahmet Mazrek, Levent Mazrek, Faruk Mazrek dhe Shasivar Mazrek, Jetmir Balaj dhe Arijanit Balaj.

Edhe personi që u plagos, Izet Bytyqi, është i dyshuar për rastin, por i njëjti po merr trajtim mjekësor në spital, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë.

Po ashtu në spital kanë përfunduar edhe disa persona të tjerë, familjarë të viktimës të cilët e pësuan nga sulmi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjithçka ka ndodhur pasi rreth disa anëtarë të familjes Balaj, nga fshati Tërrnje i Suharekës kanë shkuar në kafenenë e pompës së derivateve, ku po qëndronte viktima me familjarët e tij.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit janë përleshur fizikisht, edhe me mjete të forta, e më pas njëri nga ta ka shtënë disa herë me armë, ku si pasojë një nga plumbat goditi 23-vjeçarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, Pjesëmarrje në rrahje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, teksa po vazhdojnë kërkimet për personat e dyshuar, pasi të njëjtit ende nuk janë arrestuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img