3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për javën që vjen

Mot jostabil gjatë javës vijuese, më freskët, kryesisht me vransira e të reshura shiu kohëpaskoheparashikon “Prishtina Weather”.

7.05.2023 – Mot jostabil parashihet të mbajë gjatë javës së dytë të muajit maj.  Të hënën mbetet ende ngrohtë, por se orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vransira e të reshura shiu kohëpaskohe parashihen edhe në ditët vijuese.  Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme nga vlerat normale.  Maksimalet zbresin nga 21C, në fillim të javës, deri në 15C e 14C, ndërsa ato minimale luhaten nga 7C deri 10C.

Vranët e me shi paraqitet moti edhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

8.05 – Mbetet ngrohtë, me intervale me dhe diell dhe vransira të ndryshueshme gjatë ditës.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë.

9.05 – Më freskët, kryesisht vranët me mundësi për reshje lokale shiu.

10.05 – Freskët, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.

11.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe.

12.05 – Kryesisht me vransira e pasdite priten rrebeshe shiu.

Fillimisht era do të fryjë nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, e më pas ndryshon drejtimin në juglindje.

Shtypja atmosferike pas një rritje të lehtë, zbret më afër vlerave normale.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img