9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Itali, shqiptari vret vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian, plagos edhe ish-gruan

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, mesnatën e djeshme në zonën e Foggia në Itali.

Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar, Taulant Malaj është babai i viktimës 16-vjeçare.

Shqiptari 45-vjeçar i ndaluar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare ndërhyri ta mbronte nënën e saj kur ai e goditi vajzën me thikë për vdekje.

E plagosur ka mbetur edhe gruaja e vrasësit të dyshuar. Gruaja tani është e shtruar në spitalin e Foggia.

Motivi i krimit mendohet se është xhelozia pasi 45-vjeçari dyshonte se ish-gruaja ishte në një lidhje me 51-vjeçarin italian.

Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe fillimisht italiani është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku ndodhej. 

Më pas, Malaj hyri në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por 16-vjeçari ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra. Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë. Kur ushtarakët mbërritën në vendngjarje, ata bllokuan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img