3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Një i armatosur vrau tetë persona në një qendër tregtare në Teksas

Qindra njerëz u evakuuan nga qendra tregtare në qytetin Allen, pasi dëshmitarët okularë përshkruan një burrë që qëllonte pa dallim drejt kalimtarëve.

Policia tha se e qëlloi për vdekje të armatosurin dhe beson se ai veproi i vetëm.

Mësohet se disa nga viktimat janë fëmijë. Të paktën shtatë persona po trajtohen në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Shefi i zjarrfikësve të Allenit, Jonathan Boyd, tha se shtatë persona, përfshirë personin e armatosur, u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe dy vdiqën më vonë në spital, shkruan BBC.

Një oficer policie “dëgjoi të shtënat, shkoi aty dhe e neutralizoi të dyshuarin”, tha shefi i policisë Allen, Brian Harvey.

Mosha e viktimave varion nga 5 deri në 51 vjeç, sipas një zëdhënësi të spitalit.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott i përshkroi të shtënat si një “tragjedi të patregueshme” dhe tha se shteti ishte i gatshëm të ofronte çdo ndihmë për autoritetet lokale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img