4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon KF Rahoveci: E dënojmë gjuhën fyese të kryetarit të Lirisë, kërkojmë nga FFK-ja që të merr masa

KF Rahoveci ka reaguar pas postimit të bërë në “Facebook” nga kryetari i KF Lirisë, Qemal Krasniqi, pak pas ndeshjes që i vuri sot këto dy ekipe përballë.

Krasniqi, përmes atij postimi, bëri një ofendim ndaj rahovecianëve, të cilët i quajti “bugar”.

Pastaj, Krasniqi, duke shfrytëzuar faqen zyrtare të klubit prizrenas, kërkoi falje ndaj Rahovecit, duke u arsyetuar se llogaria e tij në “Facebook” është hakuar.

KF Rahoveci e ka dënuar këtë gjuhë të përdorur nga Krasniqi, teksa u ka bërë thirrje organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) që të marrin masat e duhura.

Reagimi i plotë nga klubi i Rahovecit:

“Nga mediat u njoftuam për një huqje totale të kreut të klubit prizrenas, Qemal Krasniqi. Si klub dënojmë ashpër këtë gjuhë fyese e aspak njerëzore, duke u bërë thirrje organeve relevante brenda FFK-së që të marrin masa konform dispozitave ligjore në fuqi”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img