1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Fetahaj: Qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, kryetari është manipuluar nga dikush

Liridon Fetahaj ka bërë një reagim pas një postimi të kryetarit të Lirisë, Qemal Krasniqi, i cili i quajti “bugar” rahovecasit.

Ai ka thënë se qytetarët e Rahovecit nuk janë “bugar”, pasi kanë dhënë shumë për të luajtur të lirë.

Fetahaj gjithashtu theksoi se qytetarët rahovecas meritojnë respekt, teksa sa i përket postimit të kryetarit të klubit ku ai aktivizohet, tha se beson se është manipuluar nga dikush.

Postimi i plotë nga Liridon Fetahaj (pa ndërhyrje):

“Qytetaret e Rahovecit nuk jane “bugar” pasi ata dhane shum deshmor qe ne sot te luajm te lire dhe pa frike, qytetaret Rahovecas meritojn respekt, ata u muduan te na mposhtin duke luajtur fort,prandaj postimi Kryetarit besoj qe te jete manipuluar nga dikush,. Forca Liria”

Kujtojmë se sot Liria shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahovecit. Pas kësaj ndeshje Qemal Krasniqi “shpërtheu” në ofendime ndaj Rahovecit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img