1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pasuria e Memli Krasniqit: Banesë 120 mijë euro, shtëpi 180 mijë euro e rreth 30 mijë euro në kriptovaluta

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të premten regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka një banesë, e cila ka vlerën e 120 mijë eurove dhe një shtëpi me vlerë prej 180 mijë eurove.

Ai ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes një veturë të tipit “Volkswagen”, e cila ka vlerën e 22 mijë eurove.

Sipas deklarimit në AKP, kreu i PDK-së ka deklaruar afër 30 mijë euro vlerën e aseteve në kriptovaluta.

Para të gatshme në tri banka vendore, Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 3 mijë euro. Ndërsa, paga vjetore neto e kryetarit të PDK-së, sipas deklarimit është mbi 18 mijë e 700 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img