-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

I dyshuari për masakrën e dytë në fshatrat e Beogradit pranon fajësinë, i caktohet paraburgimi

I dyshuari për vrasjen masive në rrethinën e Mladenovcit dhe Smederevës në Serbi, e ka pranuar kryerjen e veprave penale, duke thënë ndër të tjera se ka qëlluar disa persona në grup, të cilët nuk i njihte, duke përdorur automatik dhe pistoletë në tre lokacione, në territorin e Smederevës dhe Mlladenovci, gjegjësisht në “Mala Orasje” dhe Dubina, për të frikësuar popullatën, ka njoftuar Prokuroria e Lartë Publike në Smederevë.

Prokuroria ka propozuar që të dyshuarit t’i caktohet paraburgim për të gjitha shkaqet ligjore, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Smederevë e ka pranuar propozimin dhe e ka caktuar masën e paraburgimit.

Sipas njoftimit, i dyshuari U.B. akuzohet se ka vrarë tetë persona me armë automatike dhe ka tentuar të vrasë gjithsej 12 persona të tjerë në orët e vona të mbrëmjes së 4 majit në territorin e Smederevës dhe Mlladenovcit.

Sipas raportimeve, gjatë bastisjes së të dyshuarit dhe shtëpisë që ka përdorur, është gjetur një sasi e madhe armësh dhe municioni.

Prokuroria gjithashtu thekson se i dyshuari, pas kryerjes së veprës, e ka detyruar nën kërcënim të armës një taksist që ta çojë në një fshat në territorin e komunës së Kragujevcit, ku i dyshuari është gjetur në orët e mëngjesit të 5 majit në një objekt në pronësi të dajës së tij./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img