Shqiipëria do të ketë shumë mungesa ndaj Italisë. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit, të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve të kuq të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit, telashet tashmë shtohen për trajnerin Gianni De Biasi.
Me Arlind Ajetin të konfirmuar si një qendërmbrojtës që është aktivizuar titullar disa herë me kuqezinjtë, probblemi më i madh mbetet se kush do të luajë në krahë të tij pas dëmtimit të Mavrajt.
Gjasat janë që sërish të improvizohet Burim Kukeli në qendër të prapavijës në një ndeshje delikate si ajo me Italinë.
Më lart keni një formacion të improvizuar se si mund të luajmë me 24 mars