2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Të dielën dita më e ngrohtë deri më tani, pastaj sërish destabilizim i motit

Nesër do të jetë dita më e nxehtë për këtë periudhë kohore. Do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditën e së dieles priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore.

Sipas Prishtina Weather temperaturat pritet të arrijnë deri në 23 gradë, e diku edhe deri në 25 gradë.

Por pas të dielës, nga e hëna priten sërish mot jostabil e me zhvillim të vranësirave.

“Java e ardhshme fillon me mot jostabil me më shumë zhvillime të vransirave, e orëve të pasdites rrebeshe shiu dhe bubullima ditën e hënë, e të martën e mërkurën reshje shiu paraqiten kohëpaskohe”, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat maksimale pasi që arrinë vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img