Për herë të parë në histori të klubit, Drenica ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.
Goditjen e fundit drenicasit e morën sot nga Trepça’89, që i mposhti në shtëpi me rezultat 3:1.
Fazliu, Fatty dhe Nimani realizuan golat për mitrovicasit.
Kurse, për Drenicën golin e nderit e realizoi Mëziu.
Me këtë fitore, Trepça’89 ngjitet në kuotën e 37 pikëve në pozitën e tetë.
Në anën tjetër, Drenica është e fundit me 23 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë./PrishtinaPress/