0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Peci: Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se këtë vit, Kosova ka shënuar rekord në të mbjella që nga pas lufta.

Ai ka thënë se kjo është meritë e  Qeverisë pasi ka mbështetur fermerët, si dhe meritë edhe e fermerëve për punën që kanë bërë.

Postimi i plotë: 

Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta!

E këtë e ka mundësuar mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fermerët si Gani Dobratiqi.

Ganiu nga fshati Besi, komuna e Prishtinës është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misëre njëherit mbarështon edhe 10 lopë nga të cilat merr në baza ditorë 200 litra qumësht. Ai njëherit mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.

Rekordi i çmimeve të favorshme!

Bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2.

Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale. Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së.

1.20 euro litra

1.02 euro litra

0.36 euro litra

0.66 euro litra

Kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img