-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Babë e bir në Tiranë tentuan t’ia marrin një biznesmeni 100 mijë euro, arrestohen në flagrancë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar babë e bir, B.V 54 vjeç dhe A.V, 24 vjeç për tentim të mashtrimit të një biznesmeni në shumën prej 100 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se një person tjetër F.GJ është shpallur në kërkim.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Telegram’, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Tentuan t’i merrnin një biznesmeni, shumën 100 000 euro, me anë të mashtrimit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Identifikohet dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash”, thuhet në njoftim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit B. V. dhe A. V. do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen.

Ndërkaq, shtetasi F. Gj. ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmenit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Pas identifikimit, shtetasit B. V. dhe A. V. janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të Policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.

“Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale ‘Mashtrimi’, kryer në bashkëpunim”, thuhet më tej.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari kriminale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img