Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve të prodhimeve bujqësore për tremujorin e parë të vitit 2023.
Sipas këtij raporti, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 16.89 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6.45 përqind.
Krahasuar me vitin paraprak, i bie që indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 14.28 përqind.