Gazetari i luftës, Nusret Pllana, që ka mbledhur fakte mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka numrin 1432 të fëmijëve të vrarë.
Ai thotë se institucionet kosovare dhe liderët kosovarë pasaktë i referohen numrit të fëmijëve të vrarë sipas statistikave të publikuara nga aktivistja serbe, Natasha Kandiq.
“Presidentja për herë të parë i vendosi 1133 lule, që është për keqardhje, sepse janë hequr emrat e 300 fëmijëve të tjerë”, ka thënë Pllana në Frontal.
Ai ka treguar se në librin e tij ka 1432 fëmijë të vrarë nga forcat serbe, me emër dhe me fotografi, që i ka mbledhur ka qytetet e Kosovës. Por, ai beson se mund të ketë edhe më shumë të vrarë se sa kaq.
Pllana kërkon nga institucionet që të angazhohen më shumë për t’i dhënë zë krimeve që Serbia i ka kryer ndaj popullësisë shqiptare.