3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lirohen hapësirat publike në Parkun e Qytetit

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka bërë lirimin sot e hapësirave publike në Parkun e Qytetit, të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gastronomisë.

Ndërsa ka rikthyer edhe rrethojat e dëmtuara në Parkun e Qytetit.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit të cilat shfrytëzoheshin nga disa lokale të gatronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut. Gjithashtu janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, thuhet se në hapisrat e dëmtuara do të rikthehen hapësira të gjelberta.

“Në ndërkohë në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe Parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastërt për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img