Komisioni për Licencimin e federatave sportive pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet që sot ta licencojë Federatën e Futbollit të Kosovës.
Gazeta Express përmes burimeve të saja të afërta me këto zhvillime merr vesh që licencimi pritet të ndodh gjatë ditës së sotme.
Procesi i licencimit të FFK-së është stërgjatur me muaj të tërë, ku dëmi më i madh iu bë klubeve, të cilat nuk përfituan financiarisht nga Ligji për Sponsorizim.
Komisioni i Licencimit i kishte vënë disa kritere, të cilat FFK-ja për një periudhë të gjatë nuk arriti t’i plotësonte./PrishtinaPress/