0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dy javë nga miratimi i liberalizimit të vizave, a ka rritje të aplikimit për pasaporta biometrike në Kosovë?

Parlamenti Evropian ka miratuar me 18 prill vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, votim ky i cili përmbylli edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje.

Kimete Hoti

Nga Ministria e Punëve të Brendshme janë deklaruar për Insajderin se a janë rritur kërkesat e qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë biometrike pas këtij hapi.

Sipas tyre nuk është vërejtur ndonjë dallim deri tani.

“Nga të dhënat që kemi deri më tani, nuk kemi vërejtur se ka rritje të aplikimeve për pajisje me pasaportë biometrike”, kanë thënë shkurt nga MPB për Insajderin.

Kujtojmë se ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky vendim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë -brenda gjashtë muajsh në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare, por në asnjë rast për leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova për momentin është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Edhe pse Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar qysh nga viti 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por disa vende anëtare vazhdimisht kanë votuar kundër liberalizimit të vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img