5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura

Kryetarja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Albina Shabani-Rama, ka thënë se thënë se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura në gjykatën që e udhëheq.

Ajo ka thënë se numri më i madh i lëndëve të pazgjidhura – mbi 36 mijë – janë nga departamenti civil.

“Sa lëndë kanë mbetur deri më 1 prill 2023, Gjykata Themelore e Prishtinës, pa degë, do të thotë janë mbi 66 mijë lëndë që presin zgjidhje. Prej tyre, 11 e 397 penale të përgjithshme, 110 në Departamentin Special, 1586 në krime të rënda, 553 lëndë në Departament për të Mitur, 36 mijë e 664 dosje në lëmine civile, 7 mijë e 301 dosje në procedurën administrative dhe 6 mijë 720 lëndë në kundërvajtje”, ka thënë Shabani-Rama.

Ajo ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës po përballet me mungesë të gjyqtarëve dhe numër të madh të lëndëve të pranuara.

“Mbetet sfidë numri i madh i lëndëve dhe numri i vogël i gjyqtarëve”, ka thënë ajo.

Shabani-Rama ka thënë se efikasiteti në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbi 73 për qind sipas standardeve ndërkombëtare.

“Është rritur efikasiteti i gjykatës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se gjatë tremujorit të parë kanë publikuar edhe 785 aktgjykime./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img