1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Abbott bën thirrje për zbatimin e Deklaratës për të Zhdukurit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur në Bruksel.

Ambasadori Abbott pas një takimi me të rinjtë nga të gjitha etnitë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur, ka bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të Deklaratës me në qendër nevojat e familjeve.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret angazhimin e presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të miratuar Deklaratën e Personave të Zhdukur në Bruksel. Megjithatë familjet dhe shoqëria e gjerë në Kosovë dhe Serbi do t’i besojnë këtij zotimi vetëm nëse qeveritë e zbatojnë atë. Ndaj bëj thirrje për zbatimin e shpejtë të deklaratës me në qendër nevojat e familjeve”, shkruan Abbott.

Megjithatë ai ka shkruar edhe mesazhet që ka marrë nga takimi i tij i sotëm me të rinjtë nga të gjitha etnitë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur.

“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet kryesore që mora nga takimi im sot me të rinjtë nga të gjitha etnitë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, ka shkruar ambasadori Abbott.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img